”Ministritë të cilët i takojnë ASH-së, janë ministria e Shëndetësisë dhe minisri i Drejtrësisë dhe ka dy opsione ose ministria për administratë ose zv kryeministër për çështje ekonomike. Zv ministrat që i takojnë ASH-së janë zv ministër në mbrojtje dhe zv ministër në Bujqësi” – tha Arben Taravari, ASH.
Hyrja e ASH-së në Qeveri mori dritë jeshile edhe nga LSDM. Sipas tyre me zgjerimin e koalicionit qeverisësië është evituar rreziku për “ndryshimin e kursit evropian të Maqedonisë së Veriut”.
Kemi një shumicë parlamentare më të madhe për reformat, politikat ekonomike dhe integrimin në BE. KQ-ja e LSDM-së autorizoi kryetarin e partisë Kovaçevski që t’i mbyllë bisedimet për zgjerimin e shumicës dhe të propozojë zgjedhjet kadrovike për rikonstruimin e Qeverisë” – tha Bogdanka Kuzeska, LSDM.
Me hyrjen e Aleancës për Shqiptarët, LSDM ruan numrin e njwjtë të ministrive. Me humbjen e Drejtësisë, LSDM do të udhëheq me Ekologjinë që tani udhëhiqet nga Naser Nuredini, kuadër I BDI-së.
Sa I përket kuadrove të ASH-së që do ti dorëzohen sot Kryeministrit, KlanMaqedoni meson se në pozicionin e Shëndetësisë do të propozohet, Fatmir Mexhiti, në pozicionin e Drejtësisë, Krenar Lloga, ndërsa në postin e zëvëndës ministrit të Mbrotjes, Tiron Jahjaga kurse në Bujqësi, Mislim Zendeli.
Shoqëria për tregti dhe shërbime
"AKTUALE" SHPKNJP - Shkup
Contact us:
[email protected]
[email protected]
© Të gjitha të drejtat aktuale.mk