Bullgaria nuk do të bëjë lëshime për marrëveshjet me Maqedoninë e Veriut. Kështu ka bërë të ditur nënkryetarja bullgare, Iliana Jotova, e cila gjatë kthimit nga Kosova ka mbërritur dje në Shkup për një takim me përfaqësues të komunitetit bullgar në Maqedoninë e Veriut.
Takimi u zhvillua në ndërtesën e ambasadës bullgare në Shkup, ku Jotova falënderoi bullgarët maqedonas për guximin për të mbrojtur, siç tha ajo, vetëdijen e tyre bullgare.
“Nëse bullgarët nuk janë të shkruar në Kushtetutë, ju them – nuk do të ketë asnjë pëllëmbë përparim në negociatat e Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në Evropë. Nuk do të ketë një konferencë ndërqeveritare, nuk do të ketë një raport nga KE dhe misioni i KE, me të cilin do të fillojnë negociatat reale”, tha ajo, transmeton bnr.bg.
Yotova u përkul para basorelievit të Vasil Levskit në ndërtesën e ambasadës bullgare në vend.