Në Shkup sot do të mbahet panel diskutimi “Çrrënjosja e kancerit në qafën e mitrës – si ta përmirësojmë shëndetin e grave dhe vajzave në Maqedoninë e Veriut”.
Panel diskutimi organizohet nga Zyra e Fondit të Kombeve të Bashkuara për popullsi – UNFPA në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, Klinikën universitare për gjinekologji dhe obstetrikë dhe Rosh Maqedoni Shkup.
Në këtë aktivitet do të diskutohet për mundësitë e trajtimit të kancerit në qafën e mitrës dhe për përmirësimin e shëndetit riprodhues të grave, përmes ngritjes së ndërgjegjësimin për këtë sëmundje dhe për të përforcuar partneritetet kombëtare dhe për të krijuar masa efektive të bazuara në prova.