Alarme për bomba në 32 shkolla në Shkup dhe një në Prilep

Nga MPB kanë bërë të ditur se në 32 shkolla fillore dhe të mesme në Shkup dhe një në Prilep sot janë dërguar paralajmërime për vendosje të bombave. Ato kanë arritur në adresat elektronike të shkollave.

Marketing

“Menjëherë pas paralajmërimeve të marra, nga punonjësit policorë janë ndërmarrë masa për evakuimin e sigurt të objekteve dhe në vijim janë kontrolle antiterroriste dhe po ndërmrren masa për ndriçimin e rasteve”, thonë nga MPB.

Dje alarme për bomba, përveç në shkolla, ka pasur edhe në institucione, hotele, ndërtesa dhe qendra tregtare në Shkup.

Marketing