A do të formojë Izet Mexhiti parti të re?

“Hyrja e Aleancës në Qeveri një vit para zgjedhjeve është një lëvizje e panevojshme, nuk kanë çfarë të tregojnë e të vërtetojnë. Ky është koalicion për politikën ditore dhe për të shtypur zërin e ndryshëm në BDI, përkatësisht grupin tonë”. Këtë e thotë nënkryetari i BDI-së Izet Mexhiti, në një intervistë për “Republika”.

Marketing

Sipas tij, synimi është që ky koalicion të paraqitet si evropian, të rritet dhe stabilizohet mazhoranca dhe të afrohet shifra prej 80 për ndryshimet kushtetuese, por janë larg votimit për qeverinë e re.

“Tashmë të gjitha argumentet kanë rënë dhe numri është ulur në 64 deputetë, por do të shohim nëse do të mjaftojë. U pa që nuk bëhet fjalë për shtim të mazhorancës, as për koalicion europian apo vlera europiane, sepse propozimet që ata bëjnë nuk shkojnë në atë drejtim. Një nga shembujt është BDI, pra krahu i Grubit ka dashur të promovojë një agjendë të gjelbër dhe lëvizjen e parë e ka bërë Ministria e Ekologjisë, çka tregon se ata nuk janë seriozë në përpjekjet e tyre”, tha Mexhiti.

Ai theksoi se nuk planifikojnë të formojnë parti të re edhe pse siç tha, Ahmeti e mbështet fuqishëm Artan Grubin.

“Ne po e bëjmë betejën brenda dhe do ta bëjmë brenda, kemi përdorur vetëm një pjesë të instrumenteve demokratike dhe kemi një gamë të tërë instrumentesh demokratike dhe jam optimist se do të fitojmë dhe fitorja jonë do të jetë fitorja e anëtarëve të BDI-së dhe Ahmetit”, tha Ahmeti.

Ai theksoi se BDI asnjëherë më parë në Qeveri nuk ka pasur pozicione sikur ato tani, por se nuk japin rezultate.