Telekomi i Maqedonisë me rritje stabile në vitin 2022

Telekomi i Maqedonisë e përmbylli vitin 2022 me investime në teknologji të reja, përhapjen e rrjetit, rritjes e bazës së abonuesve dhe pozitën lidere në më shum segmente. Të ardhurat e shitjes janë rritur për 5 për qind në krahasim me vitin e kaluar dhe janë 11,8 miliardë denarë.
Efektet negative të trendëve ekonomike globale dhe rritja e çmimit të energjisë elektrike u reflektuan mbi fitimin operativ para interesit, tatimimit dhe amortizimit (EBITDA), që është zvogëluar për 3,4% në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Marketing

Investime për të ardhmen – zgjerimi i 5G dhe rrjetit optik

Në fund të vitit 2022, kompania e realizoi planin e paraparë për zgjerimin e rrjetit 5G dhe u mundësoi abonuesve qasje të gjerë në teknologjinë më të re. Rrjeti i parë dhe më i madh komercial 5G në Maqedoni tani është në dispozicion në 27 qytete dhe rrethinat e tyre, ndërsa në qytetet më të mëdha është me shpejtësi në gigabit.
Paralelisht me rrjetin celular u përhap edhe rrjeti optik. Në fund të vitit 2022 janë mundësuar më shumë se 274 mijë qasje në optikë, që është rritje për 11% në krahasim me të njëjtën periudhë vitin e kaluar.
Rritje e numrit të abonuesve

Këtë vit, baza e abonuesve u rrit në të gjitha segmentet. Numri i abonuesve të internetit me shtrirje të gjerë u rrit për 3 për qind dhe arriti në 203 mijë, ndërsa numri i përgjithshëm i qasjeve në internet u rrit për 2,9 për qind.
Në komunikimet celulare, baza e abonuesve u rrit për 4.3 për qind, duke e çuar numrin e përdoruesve në 1.2 milionë. Në telefoninë fikse, mbetemi në pozicionin e liderit me 225 mijë abonues.
Makedonski Telekom ngelet lider edhe në tregun e TV shërbimeve me pjesëmarrje prej 33,6%. Në fund të vitit 2022, shënohet rritje për 1,2 për qind me çka numri i përgjithshëm i abonuesve është 148 mijë.

Zhvillimi i përshpejtuar i segmentit TIK

Trendi pozitiv vazhdon edhe në segmentin TIK. Përdorimi i zgjidhjeve dhe shërbimeve të TIK dhe Cloud i rriti të ardhurat nga integrimi i sistemit dhe shërbimet e TI-së madje për 35,8 për qind krahasuar me vitin e kaluar. Trendi pozitiv është për shkak të rritjes së të ardhurave nga projektet e TIK, siç është qyteti inteligjent.

Përgjegjës ndaj shoqërisë dhe mjedisit jetësor

Edhe këtë vit, punuam në mënyrë aktive për një shoqëri digjitale të barabartë dhe për reduktimin e efekteve të dëmshme në mjedisin jetësor. Nëpërmjet projekteve për uljen e hendekut digjital, arritëm në gati 30 mijë abonues. Si pjesë e angazhimit tonë për t’u kujdesur për mjedisin jetësor, në vitin 2022, së bashku me abonuesit, ne nisëm një eko-aksion për të mbledhur dhe ricikluar pajisjet e vjetra dhe për të rinovuar rajonet e djegura nga zjarri. I mblodhëm mbi 15.000 pajisje të vjetra dhe i mbollëm 25.000 fidane të reja për të rinovuar rajonet e djegura nga zjarri. Kjo është strategjia jonë afatgjatë, e cila do të vazhdojë të zbatohet edhe në vitet në vijim.

Makedonski Telekom
[email protected]
www.telekom.mk