Deputeti i pavarur Skender Rexhepi vlerëson se për momentin nuk ka gjasa teorike dhe praktike që të ndodhin ndryshimet kushtetuese. Në emisionin “Rruga drejt” që transmetohet sonte në Alsat në orën 22:20, Rexhepi tha se deri tek numri i nevojshëm për hapjen e kushtetutës do të arrihet vetëm me rritjen e presionit ndërkombëtar ndaj opozitës maqedonase dhe me një marrëveshje që pas ndryshimeve të shkohet në zgjedhje të parakohshme parlamentare.
“Këto ndryshime do të vijnë vetëm me një presion më të madh ndërkombëtar, posaçërisht SHBA-ve dhe BE-së ndaj opozitës maqedonase për të treguar se interesi i shtetit për të qenë pjesë e BE-së është më i madh se interesi personal ose partiak. Besoj se vetëm në këtë mënyrë mund të arrihet deri tek ndryshimet kushtetuese. Partitë politike shqiptare nuk mund ta bindin VMRO-në t’i voton ndryshimet”, deklaroi Skender Rexhepi, Deputet i pavarur. /Alsat.mk