Moti në mbarë vendin do të jetë me vranësira të ndryshueshme, paradite me reshje të dobëta lokale shiu, kryesisht në pjesët lindore. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugu.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 4 deri në 10, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 11 deri në 18 gradë.