Në mesditë vazhdon debati për ministrat e rinj

Mbrëmë vonë përfundoi seanca e Kuvendit, ku debatohet për zgjedhje të ministrave të rinj, ndërsa vazhdimi u caktua për sot në ora 12. Deputetët debatojnë për zgjedhje të ministrave të rinj, të propozuar nga Qeveria – Krenar Lloga i Drejtësisë, Fatmir Mexhiti i Shëndetësisë, Azir Aliu i Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe Kaja Shukova ministre e Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Marketing

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, në seancën e 104-të, e cila filloi dje, e kërkoi besimin nga deputetët dhe të opinionit për formimin e Qeverisë më stabile, më të suksesshme, më efikase dhe të përqëndruar. Deputetët nga opozita potencuan se kryeministri nuk ka thënë asgjë për propozimet e reja për ministra dhe pse ata janë më të mirë se ata paraprakë. Ata akuzuan se tre nga propozimet për ministrat kanë qenë bashkëpunëtorë të pushtetit paraprak, respektivisht, siç thanë, “ata që i kanë sulmuar për krim dhe korrupsion”.