MPB: 16 shkolla në Shkup kanë marrë kërcënime për bomba

MPB Maqedoni njofton se mëngjesin e sotëm janë marrë njoftime nga 16 shkolla në Shkup për kërcënime me bombë.

Marketing

Nga MPB thonë se janë duke marrë të gjitha masat dhe janë duke bërë kontrolle antiterror.

“Sot deri në ora 09:30 është raportuar se në adresat elektronike të 16 shkollave në Shkup është dërguar kërcënim me eksploziv. Menjëherë pas marrjes së denoncimeve, nga punonjësit e policisë janë marrë masat për evakuimin e sigurt të objekteve dhe po vijojnë kontrollet antiterror dhe po merren masa për zbardhjen e rasteve”, bëjnë të ditur MPB.