Sot është hedhur shorti i së tetës së finales së Ligës së Evropës.
16 skuadra do ta kërkojnë kualifikimin në çerekfinale të garës së dytë më të rëndësishme të futbollit evropian.
Manchester United, pasi e eliminoi Barcelonën në fazën e “play-offit”, në këtë fazë do të ketë punë me Real Betisin.
Kurse, Granit Xhaka me shokët e Arsenalit do të përballen me Sporting Lisbonën, derisa Juventusi do ta presë Freiburgun.
Çiftet e së tetës së finales së Ligës së Evropës
Union Berlin vs Union Saint-Gilloise
Sevilla vs Fenerbahçe
Juventus vs Freiburg
Leverkusen vs Ferencváros
Sporting CP vs Arsenal
Man United vs Betis
Roma vs Real Sociedad
Shakhtar vs Feyenoord