MPB: Alarme të rreme për ”bomba” në 33 shkolla dhe Gjykatën e Ohrit

MPB-ja njofton se pas kontrolleve të kryera në 21 shkolla të mesme, 11 fillore në rajonin e Shkupit dhe një shkollë fillore në Prilep dhe Gjykatën Themelore të Ohrit, pas mesazheve nëpër adresat elektronike përt mjete shpërthyese, është konstatuar se bëhet fjalë për alarme të rreme.

Marketing

Javën e kaluar, Ministria e Arsimit, solli masën urgjente që në ditët kur ka kërcënime për “bomba” nëpër shkollat fillore dhe të mesme, në vend që të ketë ndërprerje të plotës të mësimit, nxënësit mësimin ta ndjekin online.

Nxënësit, sipas rekomandimeve të MASH-it, kanë afat një orë që të mbërrijnë në shtëpitë e tyre dhe të kyçen në mësimin online.

Sipas vlerësimeve të Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme, vetëm gjatë gjysmëvjetorit të parë 10 javë nuk është zhvilluar mësimi, kurse nëpër shkollat që më shpesh kanë qenë cak të denoncimeve të rreme, janë humbur 3 deri 5 ditë pune.