Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në intervistën e fundit për Zërin e Amerikës, vlerëson se politikanët që po bllokojnë ndryshimet kushtetuese në fakt po e lënë në plan të dytë temën e antikorrupsionit.
“Pse dikush kundërshton ndryshimet kushtetuese, a dëshiron me këtë të shtypë agjendën antikorrupsion, të cilën miqtë tanë, amerikanët, partnerët tanë strategjikë, por edhe shoqëria jonë, me konsensus, duan të jenë temë kryesore në shtet”, vlerëson Osmani në intervistën për Zërin e Amerikës.
Sipas Osmanit, përkrahja e politikës kundër korrupsionit do të thotë shërim i shoqërisë dhe prandaj fokusi duhet të jetë në këtë çështje në vend të marrëdhënieve me Bullgarinë. Ai gjithashtu theksoi se dialogu strategjik që qeveria e prezantoi vitin e kaluar është në fakt një plan veprimi për politikën kundër korrupsionit për të cilin shteti ka dy mekanizma për ta mbështetur.