Mijëra qytetarë të Çairit sot me pompozitet të paparë, në këmbë pritën delegacionin e funksionarëve të lartë të BDI-së të përbërë nga nënkryetari Izet Mexhiti, sekretari organizativ Blerim Bexheti, sekretarja për barazi gjinore Saranda Imeri, kryetar i Këshillit Mbikqyrës Musa Xhaferi, anëtari i kryesisë Nevzat Bejta, deputetët Kastriot Rexhepi dhe Merita Koxhaxhiku, kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu dhe shumë protagonistë të ndryshimeve të mëdha në BDI.
Mes ovacioneve të shumta dhe kërkesave për dorëheqjen e menjëhershme të Artan Grubit dhe ministrave të dështuar që dirigjon ai, në një atmosferë të ndezur çairasit u njoftuan me kërkesat për kthimin e BDI-së në gjenezë, tek populli dhe larg duarve të interesxhinjëve politikë që punojnë vetëm për interesat e ngushta personale në dëm të BDI-së dhe popullit shqiptar.
Kryetari i Komunës së Çaitit, Visar Ganiu tha se neve që jemi këtu jemi rritur dhe kalitur në frymën e BDI-së, jemi bastion i BDI-së. Ne ishim BDI me poste dhe pa poste, ndërsa ata që janë në funksione, kanë haruar shtëpinë e vet, popullin e vet dhe lanë në haresë Çairin, tha Ganiu.
Saranda Imeri Stafai, sekretare për barazi gjinore tha se nuk ka tregues më të fortë për rrugën tonë të drejtë, se prezenca e madhe sonte, që kundërshtojnë këtë ekzekutiv përqarës të Artan Grubit, i cili krijoi front me kundërshtarët tanë për shpëtimin e karrikes së tij.
Deputeti Kastriot Rexhepi tha se formimi i qeverisë mbrëmë, ishte manovër koti, dhe apeloi deri te Artan Grubi që të ketë kujdes, që siç thotë populli ‘duke dashur të rregullon vetullën, të mos e nxjerr syrin’.
Kryetarja e Forumit të Gruas të BDI-së Mukades Hajdari tha se gratë kërkojnë meritokraci. Si bijë e kësaj zone, jam krenare, si anëtare e BDI-së jam krenare dhe punojmë në drejtim të avancimit të gruas shqiptare dhe BDI-së drejt, por jo avancime personale dhe kariera individësh.
Anëtari i Kryesisë Nevzat Bejta tha se derisa Izet Mexhiti i Shkupit bëri vepra kolosale kombëtare, investime dhe zhvillim ekonomik, nga Shkupi doli edhe e keqja e BDI-së, Artan Grubi që investoi në përqarje dhe shpifje breda BDI-së.
Deputetja e BDI-së Merita Koxhaxhiku tha se si deputete dhe grua e ka për obligim të kontribojë në çdo fushë veprimi, dhe këtë e bëjmë pasi jemi 50 përqind e popullsisë, ndërsa jemi të përfaqësuar me 0 përqind në ekzekutiv.
Kryetari i Këshillit mbikqyrës të BDI-së, Musa Xhaferi tha se ne jemi shumica e BDI-së këtu edhe si strukturë edhe si përqindje. Shkupi si kryeqendër e Dardanisë është i mobilizuar për të mbrojtur mundin 20 vjeçar të investuar në BDI, dhe këto vlera nuk mund të na i merr askush, porositi Xhaferi.
Sekretari organizativ dhe kryetari i komunës së Sarajit, Blerim Bexheti tha se gjithmonë kanë pasur rezerva rreth ministrave dhe Artan Grubit, ndërsa tanimë gjithkush është bindur që për interesa personale ata janë në gjendje ta ngulfatin dialogun dhe të bashkëpunojnë me kundërshtarët më të mëdhenj tanë, vetëm për interesa individuale.
Përmbylljen e takimit me qytetarët e Çairit e bëri nënkryetari i Bashkimit Demekratik për Integrim dhe deputet i Shkupit, Izet Mexhit i cili tha se kemi marrë amanet nga votuesi për të realizuar programin partiak. Mexhiti tha me sinqeritetin më të madh se po ta dinte Çairi se zëvendëskryeministër do bëhej Artan Grubi, asnjëherë BDI nuk do të kishte 15 deputetë. Mexhiti përgënjeshtroi Grubin i cili tha se ka mbështetur atë për kryetar dege në Çair, duke i thënë se lobimin e ka bërë populli dhe jo ai që për vehte nuk mund të merr vota. Nuk e merr seriozisht detyrën që ka, nuk mund ta mbron trashëgiminë iliro-dardano të Shkupit, as fëmijët e Velesit, as investimet kapitale, apo 25 përqind nga 400 milion euro investime. Edhe në kohën e Gruevskit me më pak pushtet kemi arritur më shumë se sa sot me gjithë këtë pushtet Artan Grubi, tha Mexhiti.
Gjatë gjithë takimit të BDI-së me qytetarë ku morrën pjesë mbi 3 mijë banorë të Çairit, kishte ndërprrerje të vazhdueshme të energjisë elektrike.