Departamenti amerikan i Shtetit deklaroi se përparimi drejt themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, mbetet kritik për ndërtimin e të ardhmes së Kosovës. Përmes një deklarate, DASH shprehet se SHBA-të mbështesin dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja dhe se marrëveshja mbi aneksin e zbatimit është thelbësore për normalizimin e marrëdhënieve.
“Shtetet e Bashkuara mirëpresin bisedimet e liderëve në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE më 27 shkurt dhe mbështesin fuqishëm procesin e normalizimit të marrëdhënieve të tyre. Takimi i djeshëm ishte një hap i mirë përpara, por mbetet një punë e vështirë.
Marrëveshja mbi aneksin e zbatimit është thelbësore për normalizimin sipas propozimit të BE-së. Progresi drejt themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe mbetet kritik për ndërtimin e së ardhmes së Kosovës si një vend sovran, multietnik dhe i pavarur i integruar në strukturat euroatlantike’, thuhet në deklaratën e DASH.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti zhilloi një takim me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq më 27 shkurt në Bruksel. Pas takimit, Kurti u shpreh se ishte i gatshëm të nënshkruante marrëveshje, por Vuçiq nuk e bëri. Ndërsa Vuçiq nënvizoi se nuk do të diskutohet për njohjen reciproke./abcnews.al