Kovaçevski: – Abazoviq: Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi janë vende mike, pa çështje të hapura

Kryeministri i Dimitar Kovaçevski sot u takua me Kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq në kuadër të Forumit Ekonomik, që mbahet sot në Shkup, një nga takimet më të mëdha rajonale, në organizim të Forumit Ekonomik nga Delfi, Greqia dhe Asociacioni i Biznesit të Greqisë në Maqedoninë e Veriut, në partneritet dhe bashkëpunim me kompanitë vendase.

Marketing

Në takim, dy kryeministrat biseduan për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, për të cilat bashkërisht u konstatua se janë në vazhdimësi miqësore dhe pa çështje të hapura.

Kovaçevski dhe Abazoviq shkëmbyen mendime rreth thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit ekzistues, bazuar në miqësinë tradicionale dhe partneritetin e fortë strategjik. Në këtë drejtim planifikohet zbulimi i fushave ku ka hapësirë për forcimin e bashkëpunimit dypalësh.

Njëkohësisht u diskutua edhe për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit ekonomik në disa sektorë, shkëmbimin tregtar dhe performancën e përbashkët në tregjet e treta.

Kryeministrat e Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, Kovaçevski dhe Abazoviq theksuan bashkëpunimin e suksesshëm në kuadër të NATO-s. Kryeministri Kovaçevski uroi kolegun e tij malazez, Abazoviq, për kryesimin e suksesshëm të Malit të Zi me Procesin e Bashkëpunimit në Evropën Juglindore, për të cilin u transferuan përvojat para marrjes së ardhshme të presidencës nga Maqedonia e Veriut nga korriku 2023.