Shtyhet sërish gjykimi për kompaninë “Besa Trans”

Mungesa e përfaqësuesit të Drejtorisë së doganave në cilësinë e dëshmitarit, po anulon për herë të tretë seancën gjyqësore për rastin e “Besa Trans”. Gjykatësi në këtë rast Ivica Stefanovski, thekson se nuk mund ta sjellin me detyrim as një person juridik, e as përfaqësuesin e e Drejtorisë së Doganave në këtë rast.

Marketing

Sipas kësaj, procesi gjyqësor për këtë rast mund të anulohet në pafundësi deri sa nuk paraqitet përfaqësuesi i Drejtorisë së doganave ose derisa prokurori në këtë rast Vlladimir Milloshovski, largon këtë dëshmitar nga lista e provave.

Pas anulimit të seancës, TVM kontaktoi Drejtorinë e doganave për të mësuar arsyen se pse përfaqësues i tyre për herë të tretë mungon në seancën gjyqësore dhe bëhet shkas i anulimit të tyre. Ata na udhëzuan që pyetjet e nevojshme t’i dërgojmë përmes postës elektronike, prej ku akoma nuk kemi përgjigje.

Seancën e sotme mungoi edhe përfaqësuesi i kompanisë “Besa Trans”, Shaban Hoxha, për shkak të një udhëtimi për një rast vdekje jashtë vendit.

Në këtë rast i akuzuari pronari i Besa Trans, Bekim Haxhiu, akuzohet për falsifikim të dokumenteve. Sipas Prokurorisë, autobusi i aksidentuar i “Besa Trans”që nuk ka poseduar certifikatë të licencës, 20 herë ka kaluar kufirin në vitin 2021.

Ndërkohë, sipas mbrojtjes nuk bëhet fjalë për falsifikim dokumenti, siç pretendon prokuroria, por që autobusi i aksidentuar i ka përdorur certifikatat e autobusëve të tjerë për të udhëtuar, por në as një rast nuk ka falsifikuar dokument. Seanca e radhës për këtë rast është caktuar më 31 mars.