Gjermania prezanton politikën e jashtme feministe

Ministret e Jashtme dhe të Zhvillimit të Gjermanisë prezantuan më 1 mars udhëzime të reja për politikën e jashtme feministe që supozohet të sigurojnë që të gjithë njerëzit “të kenë të drejta të barabarta në përfaqësim dhe qasje në burime”.

Marketing

Politika e Qeverisë përqendrohet në marrjen në konsideratë dhe në mbështetjen e nevojave të grave dhe vajzave në vendimet e çështjeve të jashtme, me synimin që të zhduket diskriminimi dhe të promovohen shoqëri më stabile, thanë ministret gjermane. “Ne e shohim se mund të mësojmë shumë nga shtetet e tjera”, tha kryediplomatja gjermane, duke shtuar se rreth 30 shtete “nga Kili në Spanjë, e në Mongoli” janë zotuar se do të zbatojnë politikë të jashtme feministe.

Schulze tha se shoqëritë që janë më të barabarta përballen me më pak varfëri dhe uri dhe në përgjithësi janë më stabile.

Organizata joqeveritare gjermane, Welthungerhilfe, që mbështet projekte në mbarë Afrikën, Amerikën Latine dhe Azi, mirëpriti nisëm e Ministrisë së Zhvillimit, por ishte kritike pasi tha se nuk ishte e qartë se si udhëzimet feministe do të zbatohen konkretisht dhe si do të financohen./rel