Kurti takohet me Kovaçevskin, flasin për rrugën Prizren-Tetovë

Gjatë pjesëmarrjes në Forumin Ekonomik në Shkup, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski zhvilluan një takim bilateral.

Marketing

Ata diskutuan për marrëdhëniet dypalëshe të dy vendeve dhe projektet e përbashkëta.

“Rritja e efikasitetit të kalimit të kufirit për qytetarët e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut në drejtim të njëra-tjetrës dhe projekti i rrugës Prizren-Tetovë ishin dy prej çështjeve me theks të veçantë”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Në takim u trajtua edhe mundësia e organizimit të një forumi të përbashkët të biznesit.