Përplasja e trenave në Greqi, kush janë shqiptarët e humbur dhe të plagosur

Kanë kaluar më shumë se 24 orë nga përplasja e dy trenave në Greqi dhe skuadrat e kërkim-shpëtimint janë ende duke punuar për të gjetur njerëz.

Marketing

Numri i të vdekurve ka shkuar në 47 persona, 42 prej tyre të konfirmuar zyrtarisht, 7 prej tyre të djegur dhe 57 persona të plagosur.

Në përplasjen e trenave ka pasur dhe shqiptarë të përfshirë. Sipas Top Channel, raportohet për 2 shqiptarë në gjendje të rëndë, të cilët janë janë Roberto Drizdi, 25 vjeç dhe Anisa Liuri 23 vjeçe dhe tre shqiptarë të humbur Klaudia Lata, Pavlin Bozo dhe Denis Ruçi.

Konsullata e Selanikut

Nga Spitali i Përgjithshëm i Larisas, Elisia Paço, 18 vjeç. Nga komunikimi i Konsullit të Pėrgjithshëm, z. Arqile Sota me të atin e Elisias, thuhet se ka dëmtime të lehta dhe parashikohet të dalë nga spitali, gjatë ditës së sotme. Nga Spitali Universitar i Larisas Olta Kulla, 20 vjeç me dëmtime relativisht të lehta.

Roberto Drizdi, 25 vjeç, ndodhet në reanimacion i intubuar, me dëmtime të rënda (thyerje gjymtyrësh). Anisa (Anastasia) Liuri, 23 vjeç, ndodhet në reanimacion e intubuar, me djegie të rënda (do të transferohet në Spitalin e traumës Papanikolau në Selanik. Maria Dimza, me dëmtime të lehta, ka dalë nga spitali në gjendje të përmirësuar. Të humbur, në pritje të përgjigjes nga ADN që kanë dhënë të afërmit janë Klaudia Lato (Lata), Denis Ruçi, Pavlin Bozo. Spitali Genimatas Selanik, të cilët kanë qenë në gjendje të lehtë dhe kanë dalë nga spitali Erisa Almeta, 12 vjeç, Vanesa Plasa, 13 vjeç, Frankli Besaj, 20 vjeç, Dhimitër Zonga.