Kuvendi i zgjodhi zëvendësministrat

Kuvendi në kuadër të pjesës së pasdites nga vazhdimi i sotëm i mbledhjes së 104-t i zgjodhi Tiron Jajagën zëvendësministër të Mbrojtjes, Viktoria Avramovska Madiqin zëvendësministre të Drejtësisë, Vjollca Berishën zëvendësministre të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Maja Manolevën zëvendësministre të Shëndetësisë dhe Agim Nuhiun zëvendësministër të Arsimit dhe Shkencës.

Marketing

Të gjithë zëvendësministrat u zgjodhën njëzëri, por për Tiron Jajagën votuan 64 deputetë, ndërsa për zëvendësministrat e tjerë nga 65 deputetë.