TikTok merr vendimin e rëndësishëm për përdoruesit nën 18 vjeç

TikTok do të kufizojë kohën e përdorimit të aplikacionit në 60 minuta në ditë për përdoruesit që janë nën 18 vjeç.

Marketing

Aplikacioni, i cili është në pronësi të kompanisë kineze “ByteDance”, pritet ta aplikojë këtë risi që prej javës së ardhshme. Kompania ka thënë se kjo masë e re do të bëjë që përdoruesit të qëndrojnë nën kontroll dhe të mos krijojnë varësi.

Përdoruesit në këtë aplikacion duhet të jenë mbi 13 vjeç për t’u regjistruar. Ata deri në moshën 18 vjeçare do të marrin një njoftim me një përmbledhje të kohës që kanë qëndruar në këtë aplikacion gjatë një jave.

Megjithatë, një vendim i tillë mbetet për t’u parë nëse do të japë rezultat, pasi menjëherë përdoruesit nën 18 vjeç kanë nisur të mendojnë për gjetjen e mënyrave alternativë për të shmangur këtë kufizim. “Më falni, por unë kam 16 emaile dhe 12 llogari në TikTok”, shkruan një përdorues i këtij rrjeti social.