Dalin për peshk, gjejnë 2 ton kokainë me vlerë 50 milionë euro!

Pako e çanta, një pjesë e të cilave përmbanin kokainë kanë dalë në breg në qytezat e vogla franceze Reville e Néville-sur-Mer, duke befasuar vendasit.

Marketing

“Është një situatë mjaft e çuditshme, ne zakonisht dalim për peshkim e për midhje, jo për gjëra të tilla”, thonë ata.

“Xhandërët gjetën fillimisht një pjesë të sasisë, 800 kile deri në 1 ton, që me sa më thanë vlejnë diku tek 50 milionë, pastaj të therat. Ishin në qese plastike të rrethuara me jelekë shpëtimi ku ishte shënuar “Brazil”, të cilat i mbanin mbi ujë, që të pluskonin

Ka pasur siç duket, njerëz që kanë ardhur ta kërkojnë. Policia ka kryer shumë patrullime, ka dy ditë që mbikqyr zonën, nuk po shohim më fytyra të panjohura këtej”, tha kryebashkiaku i Réville, Yves Asseline.

“Kishte shumë njerëz me fytyra të mbuluara këtu, dhe banorët ishin pak të frikësuar të them të drejtën, se nuk e dinin kush janë”, tha pensionistja Odile Levezielle.

“Iu bë kaq shumë reklamë kaq gjëje, sa normal që edhe të tjerë mund të vinin ta kërkonin përveç atyre që janë të përfshirë“, shpjegoi Jacques Hébert.

Pjesa e parë e pakove u shfaq në Reville e ato përmbanin kokainë, ndërsa të tjerat që dolën në brigjet e qytezës ngjitur, po ekzaminohen. Nëse përmbajtja është e njëjtë, atëherë totali i drogës shkon në 2 tonë. Autoritetet i kujtuan vendasve që për çdo pako të dyshimtë që zbulojnë, të lajmërojnë menjëherë policinë e jo të tentojnë ta marrin vetë sepse përveç rreziqeve që ato mund të bartin, për një veprim të tillë i presin dhe gjoba të mëdha.