Musliu: Shumica e re mundëson kuvend më funksional

Përbërja e re Parlamentare duhet ti jep një komoditet më të qëndrueshëm funksionalizimit të Kuvend, për faktin se duket qartë se numri i deputetëve është rritur, dhe problemet të cilat i kishte në të kaluarën kuvendi për të siguruar kuorumin e nevojshëm për punë, tani nuk do ti ketë, pohon për TVM2, analisti politik, Albert Musliu.

Marketing

Sipas tij, edhe VMRO-DPMNE-ja por edhe partia “E Majta”, duhet ta kuptojnë rolin e tyre opozitar, dhe ta luajnë rolin e një opozite konstruktive, sepse numri prej 65 votave me të cilat u votua qeveria e re, është tregues se partitë të cilat duan zgjedhje të Parakohshme, duhet ato aspirate ti lënë anash.

“Numrat me të cilat u votuan ministrat dhe Qeveria ishin sinjal për opozitën maqedonase se ato iniciativa që i kanë për zgjedhje të parakohshme mendoj se realisht tani do ti vendosin anash, dhe se do të përgatiten për zgjedhje të regullta, por përndryshe kjo shumicë e tashme mendoj se i jep stabilitet të përditshëm punës së Parlamentit dhe mendoj se nuk do të ketë problem së paku me sigurimin e kuorumit, por paravërisht edhe numri 65, është numër i cili jep mundësinë që deputetet të jenë më funksional edhe nëpër komisionet parlamentare, por edhe mos të ketë problem me kuorumin në seancat plenare” – tha analisti politik, Albert Musliu.

Musliu poashtu pohoi se ai pret që të jenë një opozitë konstruktive edhe opozita shqiptare, dhe se të gjithë, duke përfshirë edhe grupin e zjarrit, për ti shtyrë proceset përpara deri në ndryshimet kushtetuese.

“Ashtu siç është regullorja e Kuvendit edhe një deputet i cili është i pa përgjegjëshëm mund ta bllokon punën e Kuvendit me mijëra amandamente. Nuk besoj se do të tentojë ta bllokoj punën e Parlamentit, dhe nuk besoj se pun aka arritë deri në atë nivel. A uroj që Alternativa mos ta bëjë atë punë ngase ishte pjesë e shumicës. Po tash duhet të presim e të shohim a do ti qasen punës në mënyrë korekte, edhe si një opozitë konstruktive, ose do të tentojnë më bllokada” – deklaroi Musliu.

Musliu pohoi se partitë politike tani i pret një axhendë e ngjeshur, dhe idetë për zgjedhje të parakohshme duhet të lihen anash.