Dhuna në internet, sociologët: Po shkojmë drejt greminës!

Fëmijët dhe të rinjtë përdorin internetin për të komunikuar me miqtë, për të shkarkuar dhe shfletuar përmbajtje të ndryshme, për të kërkuar përmbajtje për mësim, kohët e fundit edhe për zhvillimin e procesit mësimor online.

Marketing

Fëmijët, nëpërmjet aksesit dixhital, në të njëjtën kohë ata përballen edhe me një sërë rreziqesh dhe lëndimesh, duke përfshirë qasjen në përmbajtje të dëmshme, shfrytëzimin dhe abuzimin seksual, bulizmin kibernetik dhe keqpërdorimin e të dhënave personale.

Profesori universitar Ali Pajaziti, në emionin “Intervista e Javës”, që emetohet në TVM 2, tha se të gjithë ne jemi duke shkuar drejt një gremisë.

“Neve gjithë jemi duke shkuar drejt gremisë. Prap e përsëris përgjegjësia më e madhe është e vetëdisimit. Si neve ti bindim fëmijët, pra qysh nga mosha më e njomë, nga fëmijëra të konsumojnë sa më pak doza. Cfarë do thotë doza? Të konsumojnë me sasi të caktuar të minutave e jo të orëve. Të kemi më tepër kontakte të kemi më tepër komunikim. Të rijmë me fëmijët tanë, të mos rimë nëpër dhoma vec e vec po të gjithë të zgjedhim një përmbajtje filmike ose një emision I cili është edukativ dhe ofron vlera “ – tha sociologu, ALI Pajaziti.

Për sociologun Pajaziti, është shumë me rëndësi që prindërit, së bashku me fëmijët, të vendosin rregulla se çka është e përshtatshme dhe e sigurt për t’u përdorur në internet dhe si fëmijët të sillen në mënyrë të përgjegjshme.

“Nuk është një gjë që zgjidhet me shkop magjik. Nuk bëhet as me para, as me pages të ndonjë eksperti I cili do të na ndihmojë. Këtu vlen ajo thënia “O mete për vete”. Secili duhet që të mer masat që mundet. Duhet fëmijët p.sh të këshillohen dhe tu jepen kahëzime që të shfrytëzojnë ueb faqet, sajtet dhe portalet që janë të dobishme’ – u shpreh Pajaziti.

Sipas ekspertëve, secili prind e ka për obligim që fëmijëve të tyre tu tregojnë se nuk duhet t’ua japin të dhënat e veta personale njerëzve të panjohur në internet dhe ti përkujtojnë se duhet t’i përdorin opsionet për privatësi në faqet e tyre personale për rrjetëzim social.

Ndryshe hulumtimet e ndryshme ndërkombëtare thonë se:- çdo ditë në të gjithë botën, hyjnë në internet për herë të parë më shumë se 175,000 fëmijë, ose thënë ndryshe një fëmijë në çdo gjysmë sekonde.