Pas Kim Kardashianit, Di Caprio merret në pyetje nga FBI

Aktori i njohur, Leonardo di Kaprio, është marrë në pyetje nga FBI-ja. Sipas “Bloomberg”, në vitin 2013, Leonardo DiCaprio, luajti në “Ujku i Uoll Stritit”, film i cili u financua nga një person i përfshirë më vonë në një skandal rreth fondit të pasurisë sovrane të Malajzisë. Low akuzohet se ka grabitur nga 4.5 miliardë Dollarë nga fondi shtetëror malajzian për investime, që njihet si 1MDB.

Marketing

Të enjten, Bloomberg zbuloi dokumente të pazbuluara më parë, të cilat tregojnë se FBI intervistoi DiCaprion në 2018 për marrëdhënien e tij me Low.

Në vitin 2018, The New York Times raportoi se DiCaprio u kishte kthyer një sërë dhuratash autoriteteve, duke përfshirë Oscarin prej 600,000 dollarësh të Marlon Brandos dhe një pikturë prej 9 milionë dollarësh nga Jean-Michel Basquiat, për ArtNet, që Low i kishte dhuruar.

Dokumentet tregojnë se aktori ishte i sigurt se menaxherët e tij duhet të kishin verifikuar Low përpara se të ndihmonte në financimin e “Ujku i Uoll Stritit” por të dy në atë periudhë u bënë miq.

Agjentët e FBI-së mblodhën mijëra email dhe mesazhe midis DiCaprio dhe Low, duke ndërtuar një tabelë të të gjitha dhuratave që aktori mori gjatë pesë viteve, raportoi Bloomberg. Dokumentet madje theksojnë se Low e quajti DiCaprion “L-Dizzle”.

Kim Kardashian u intervistua gjithashtu nga FBI në lidhje me ndërveprimet e saj me Low në 2019. Kardashian kujtoi se ai kishte qëndruar zgjuar deri në orën 5:00 të mëngjesit në një kazino në Las Vegas me Low, dhe ai refuzoi përpjekjen e saj për të kthyer 350,000 dollarë fitime, të cilat ajo i mori më vonë në thasë plehrash prej 100 dollarësh, tregojnë dokumentet.