“Aktakuza e Smith në çështjen e Thaçit është e mbushur me gënjeshtra”

Ish i dërguari special i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka kërkuar nga mediat që të hetojnë punë e ish-kryeprokurorit të Gjykatës Speciale, Jack Smith.

Marketing

Ai ka shkruar se aktakuza e Smith në rastin e ish-presidentit Hashim Thaçi është e mbushur me gënjeshtra.

Grenell tutje ka shkruar se Smith e ka shkatërruar reputacionin e Gjykatës Speciale.

“Media duhet të shikojë ndjekjen penale të Hagës nga Jack Smith.Thaçi është ende në burg – dhe megjithatë aktakuza e Jack Smith është e mbushur me gënjeshtra. Dëshmitarët e rremë tani kanë disa akuza të egra për taktikat e Jack. Ai ka shkatërruar reputacionin e Hagës”, ka shkruar Smith në Twitter.