NATO: Nuk ju lëmë vetë me kërcënimet hibride

Kërcënimet dhe sulmet hibride, si dhe sfidat e sigurisë, ishin temë e takimit të sotëm të kryeministrit Kovaçevski; ministrit të Punëve të Brendshme, Spasovski; ministres së mbrojtjes, Petrovska dhe ministrit të shoqërisë informatike dhe Administratës, Aliu, me delegacionin e NATO-s të udhëhequr nga zëvendës-ndihmëssekretari i përgjithshëm James Aparturai.

Marketing

“Ne do të ndërmarrim hapa së bashku, qeveria e Maqedonisë së Veriut së bashku me mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare në ndërtimin e qëndrueshmërisë së përgjithshme kibernetike të vendit. Për këtë arsye ne jemi këtu, ekip ekspertësh për të vlerësuar se çfarë mund të ofrojë NATO në aspektin e mbështetjes, përveç asaj që po jepet tashmë dhe të shohim nëse mund të ofrojmë lidhje me aleatët e tjerë që mund të ofrojnë mbështetje.”, – deklaroi zëvendës-ndihmëssekretari i përgjithshëm i NATO-s, James Aparturai.

Autoritetet e vendit me ekipin e ekspertëve të aleancës diskutuan për masat e marra deri më tani, teksa besojnë se qytetarët janë të sigurt.

“Gjendja e sigurisë është stabile. Po përballemi me sulme hibride intensive që synon të ngjallë ankth, frikë, panik dhe kaos tek qytetarët. Këto kërcënime vijnë me përshkallëzimin e luftës së agresionit të Rusisë kundër Ukrainës dhe ato janë një kombinim i aktorëve të huaj dhe vendas.”, – theksoi Daniela Ilioska nga Komuniteti i Sigurisë dhe Inteligjencës.

Aparturai thotë se vendi nuk do të lihet, vetëm të merret me kërcënimet hibride dhe NATO do të vazhdojë të ndajë njohuri dhe mbështetje teknike.

Marketing