Vazhdon keqpërdorimi me peshën e bukës!

Vendimi qeveritarë për uljen të çmimit të bukës të bardhë dhe gjysmë të bardhë në furrat dhe shitoret të bukës, në Dibër filloi të respektohet një ditë pas afatit që dha Qeveria. Por, edhe pse aktualisht vazhdon respektimi i çmimit në disa nga furrat që prodhojnë bukë, respektivisht 33 denarë për bukë është ulur edhe pesha e bukës. Kjo normalisht ka hasur në reagime tek një pjesë e popullatës e cila furnizohet me bukë nga furrat në fjalë. Në bisedën që patëm me qytetarë por edhe me të punësuar në furrat e bukës u informuam se çmimi i ri zbatohet, por ka ndryshime në peshën e bukëve. Në një nga furrat e qytetit e cila bën edhe furnizimin më të madh të banorëve me bukë, siç thonë qytetarët dukshëm është pesha më e vogël e bukës. Abedin V. thotë se nuk ka nevojë të pyesësh pronarin e bukëve se a ka ndryshime në peshën ose jo. “Vet bukën që blejsh e kupton se është shumë më e lehtë se siç ka qenë më parë”, thotë ky qytetarë. në pjesën më të madhe blejnë bukën dhe nuk e gatuajnë në shtëpi, ulja e çmimit të bukës të bardh dhe gjysmë të bardhë është prit me kënaqësi, por siç thonë dibranët kënaqësia është zbehur meqë ka manipulime me peshën e bukës.

Marketing

Reagime në këtë drejtim ka patur edhe sektori joqeveritar në Dibër. Kryetari i shoqatës “Porosia”, Bekim Ame ka kërkuar nga kompetentët që inspektorati të merret me problemin e peshës së bukës. “Manipulimi me peshën e bukës është prezent ndoshta jo tek të gjithë furrat por tek një pjesë e tyre. Faktikisht, nuk kemi të bëjmë me uljen e çmimit të bukës në Dibër. Në krahasim me qytet të tjera në Dibër buka gjithmonë është shitur me çmime më të larta në krahasim me ato që shiten në Strugë, Ohër, Gostivar dhe Tetovë. Nëse blini gatime të bardha në Dibër ata ashtu siç është edhe situata me bukën kanë çmime shumë më të larta se sa në qytete të tjera”, thotë Ame. Nga ana tjetër, për të ruajtur nivelin e ulët të çmimit të bukës inspektorët kompetent rregullisht bëjnë kontrolle në furrat dhe shitoret e bukës. Por deri tani nuk ka informatë zyrtare se si ata kanë realizuar kontrolle që i takojnë peshës së bukës. Tani kur pjesa dërmuese e qytetarëve ndjejnë krizën ekonomike është krejt normale të vërejnë manipulimet me peshën e bukës, thonë përfaqësues të shoqatave qytetare dhe ata presin që inspektorët të vërejnë edhe këtë manipulim. (koha.mk)