“Djajtë e Kuq” bëjnë një hap drejt çerekfinales

Man. Junajted ngre kokë pas humbjes turpëruese 7-0 me Liverpullin, duke fituar me “poker” në ndeshjen e parë me Real Betis. Të besuarit e Ten Hag nuk e patën të lehtë ndaj spanjollëve, me pjesën e parë që përfundoi 1-1.

Marketing

“Djajtë e Kuq” shënuan të parët me anë të Rashford, por Perez barazoi shifrat. Në pjesën e dytë Antony fillimisht riktheu epërsinë, ndërsa më pas Fernandes realizoi dhe golin e tretë për anglezët, ndërsa rezultati u vulos nga Ëeghorst në minutën e 82’, me United që në Spanjë do t’u duhet vetëm të menaxhojnë rezultatin.

Juventus mori një fitore me vuajtje ndaj Freiburg, teksa iu desh një gol i Angel Di Maria në pjesën e dytë për të regjistruar fitoren ndaj gjermanëve.

“Zonja e Vjetër” ishte dominuese në pjesën më të madhe të lojës, megjithatë Freiburg bëri rezistencë. Pas këtij suksesi “bardhezinjtë” udhëtojnë më të qetë drejt Gjermanisë javën e ardhshme.

Sevilla mori një fitore të rëndësishme në shtëpi, me rezultatin 2-0, me avantazhin që u mor nga goli i Jordan. Në fund fitorja ndaj Fenerbahces u vulos nga Lamela që shënoi në minutën e 85’.
Ndërsa Shakhtar-Fejnord u ndanë pa fitues, duke e mbyllur këtë takim të parë mes tyre me barazimin 1-1, me fituesin do të vendoset në Holandë. Ishin vendasit ata që gjetën të parët golin, ku protagonist ishte Rakitskyi, me ukrainasin që realizoi në minutën e 78’. Megjithatë Fejnordi nuk u ndal dhe mundi që të barazonte me Bullaude në minutën e 88’.