Pllakat e gjetura në Skupin antik, Asani: Konfrimojnë historikun e shqiptarëve të lashtë

Pllakat që janë gjetur në lokalitetin arkeologjik Skupi antik kanë rëndësi të veçantë për trashëgiminë kulturore shqiptare. Këto pllaka si gjetje arkeologjike kanë të bëjnë me historikun e shqiptarëve të lashtë sqaron për TVM2 drejtori i ITKSH-së Skender Asani. Sipas tij janë tre komponenta historike që nëse interpretohen shkencërisht konfrirmojnë vazhdimsinë iliro-arbërore shqiptare.

Marketing

“Është emri i Shkupit Skup që kur është themeluar nga ilirët por edhe nga periudha mesjetare deri te shqiptarët, është ruajtur ai emër që do të thotë kontinuiteti i qytetit të Shkupit si kryeqendër e mbretërisë dardane e paraqet teritorin e Dardanisë që nga antikiteti e deri në ditët e sotme. Vetëm te shqiptarët mund ti gjesh emrat dardan dhe kjo është argumentuar nga arkeologët tjerë jo shqiptar dhe është edhe një element shum i rëndësishëm. Krishterizmi i hershëm që nga paraqitjet e para të krishterizmit që nga paraqitjet e para të Ipeshkvisë Shkup -Prizren dhe ne e dimë se kush ka qenë ipeshkv nga Justiniani, Andrea dhe Pjetër Bogdani, deri te figura e Nënë Terezës dhe këto tre komponenta paraqesin momentin historik në atë pllakë.”, tha për TVM2 drejtori i ITKSH-së Skender Asani.

Asani me propozim drejtuar Qeverisë: Të themelohet muze i etnokulturës shqiptare

Shqiptarët duhet të konservojnë kulturën materiale dhe shpirtërore potencon Asani. ITKSH ka themeluar tre departamente për këtë qëllim por i propozojnë Qeverisë që të themelohet edhe Muze i Etnokulturës shqiptare.

“Me dhjetëra mijëra artefakte gjinden në Muzeun e Qytetit të Shkupit, në bodrumet e tij ose nuk e shohin dritën ose keqinterpretohen për të ndryshuar qasjen e historisë. Është momenti i fundit që të themelohet Muzeu i kulturës shqiptarëve në Çarshi të vjetër kur ka qenë dikur godina e Muzeut të Maqedonisë.”, tha Asani.

Nga ITKSH poashtu sugjerojnë që Universitetet të themelojnë degë të Arkeologjisë dhe Etnologjisë që të krijohen kuadro të mirfillta që do të punësohen në ITKSH por edhe në Muzeun që pritet të themelohet.