Pagat minimale në shumë vende të BE janë ulur për shkak të inflacionit. Për shumë qytetarë nuk mjaftojnë të ardhurat aktuale për të kompensuar rritjen e çmimeve, sipas raportit të Institutit Ekonomik dhe Shoqëror.
Megjithë vendosjen e pagës minimale, të ardhurat e shumë të punësuarve në vendet e Bashkimit Europian nuk mjaftojnë për të kompensuar inflacionin e lartë. Vetëm tek gjysma e 22 vendeve anëtare të BE që kanë vendosur me ligj pagën minimale ka mjaftuar rritja e kufirit të poshtëm të rrogës për të kompensuar rritjen e çmimeve. Të dhënat i ofron raporti ndërkombëtar për pagën minimale i Institutit për Studime Ekonomike dhe Shkencore, WSI i fondacionit Hans-Böckler, të cilit i referohet agjencia e lajmeve, epd.