Gjashtë të vdekur nga cikloni Yaku, në Peru

Së paku gjashtë persona kanë vdekur në veri të Perusë ditët e fundit për shkak të ciklonit Yaku, njoftoi Instituti Kombëtar i Mbrojtjes Civile atje.

Marketing

Qeveria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në rajonet Tumbes, Piura, Cajamarca, Lambayeque, La Libertad dhe Ancas, të cilat janë goditur nga shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet.

Të shtunën, disa lumenj janë vërshuar në pjesë të ndryshme të vendit, duke dëmtuar të korrat dhe banesat. Të paktën një urë u shemb gjithashtu në Casma, për të cilën guvernatori rajonal tha se ishte porta kryesore për në Perunë veriore.

Autoritetet thanë se 58 njerëz kishin vdekur që nga fillimi i sezonit të shirave, i cili përfshinte fatkeqësi të tjera si rrëshqitjet e dheut në shkurt.

Autoritetet po punojnë për të ofruar ndihmë urgjente në rajonet më të prekura.