Reperi i njohur Costa Titch, i cili ra në skenë në një festival muzikor e më pas ndërroi jetë, tronditi jo pak botën e artit e muzikës. Ndërkohë, mediat e huaja kanë publikuar pamjet e fundit gjallë të tij, para se të binte pa ndjenja e të humbte jetën në koncert, para qindra fansave të tij.
Costa Titch ra në skenë gjatë koncertit të mbajtur në kryeqytetin e Afrikës së Jugut, Johannesburg, më pas u ngrit nga një person pranë tij dhe u dërgua në spital, por fatkeqësisht vdiq rreth dy orë më vonë.
Familja e Costa Titch ndau në llogaritë e tyre në rrjetet sociale:
“Dhimbja për ne është e madhe. Ne u jemi mirënjohës ekipeve të reagimit të urgjencës dhe të gjithë atyre që ishin të pranishëm në orët e tij të fundit.”
Mësohet se para koncertit ai ka qenë në hotelin ku po qëndronte me grupin, ndërsa nuk është parë askund tjetër para se të niste performancën e tij. Paraprakisht, dyshohet se shkak i vdekjes ka qenë një infarkt kardiak.