18 me 0, Këshilli i Butelit heq nga Plani Urbanistik ndërtesat shumëkatëshe

Ashtu siç premtoi një ditë më parë, kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski dhe Këshilli i Komunës unanimisht e mbështeti kërkesën e banorëve të lagjes “Ho Shi Min”, që para shtëpive të tyre, të mos ketë ndërtesa shumëkatëshe, ndërsa toka e paraparë dikur për banesa, të shndërrohet në park.
Më 18 vota “për” dhe asnjë “kundër”, Këshilli i Komunës së Butelit miratoi nevojën për ndryshimin e planit urbanistik, konkretisht hoqi nga Plani Urbanistik pullat-ndërtimore me numër C16 dhe CCIO6, bllok 7.
Edhe banorët e lagjes “Ho Shi Min” e përshëndetën votimin e sotëm, ndërsa falënderuan kryetarin dhe Këshillin e Komunës për mbështetjen e banorëve.
Ndryshe, banorët e kësaj lagje ditë më parë protestuan para shtëpive të tyre, pas letër-urdhëresë nga kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska, e cila këmbëngulë që, të marrë pjesë të madhe të oborreve të rreth 16 shtëpive, dhe aty të ndërtojë rrugë, ndërkohë që në tokën shtetërore të ndërtohen banesa.

Marketing
Marketing