Grubi: Kryeministri shqiptar në 100 ditët e fundit të qeverisjes

BDI këmbëngul në emërimin e kryeministrit të parë shqiptarë në 100 ditët e fundit qeverisje. Zëvendëskryeministri, Artan Grubi, thotë se në marrëveshjen e koalicionit të vitit 2020, të nënshkruar nga ish-kryeministri Zoran Zaev dhe kryetari i integristëve, Ahmeti dhe më pas të konfirmuar nga kryeministri i tanishëm Kovaçevski. Grubi në paraqitjen televizive në TV Dukagjini tha se përzgjedhjen do ta bëj kreu i partisë, ndërkaq përjashtoi veten nga ky emërim.

Marketing

“Ai u zotua aty në takim para të gjithëve që e njëjta marrëveshje që e kishte arritur me zotin Ahmeti do të jetë valide edhe gjatë mandatit të tij dhe ia shtruam dorën njëri tjetrit dhe ai e ka thënë këtë edhe publikisht që në 100 ditshin e fundit të kësaj qeverisje kurdo qoftë që është ajo, ai do të largohet nga posti i kryeministrit, do të jetë vetëm kryetar parlamenti, ndërsa një shqiptar tjetër apo një shqiptare do të jetë kryeministër i parë. Nuk kam ambicie të tilla, jo, unë dua të mbahem mend për korridorin 8, për rrugën Shkup – Bllacë, për lidhjen Prishtinë – Shkup – Tiranë, Tiranë – Prishtinë.”, – deklaroi zëvendëskryeministri, Artan Grubi.