“Rezistenca studentore”: Të respektohen afatet për racione dhe bursa

Lëvizja studentore “Rezistenca Studentore” paralajmëron protesta për shkak të mos respektimit të afateve ligjore për pagesën e mjeteve për ushqimin e subvencionuar të studentëve dhe për bursat.

Marketing

“Sipas ligjit, Ministria e Arsimit është përgjegjëse për pagesën e mjeteve rreth 2.500 denarë për muajin paraprak në çdo fillim të muajit të ri, kurse studentët i kanë marrë mjetet për janarin e javës së kaluar. Informacioni i fundit nga Ministria e Arsimit është se deri më 15 mars do të paguhen të gjitha mjetet dhe do të kryhen të gjitha llogaritë. Ne duam të besojmë se është kështu, edhe pse sipas përvojës së deritanishme, nuk mund të jemi optimistë dhe t’i besojmë premtimit të tyre.”.

Por, nga MASh thonë se përfituesve aktual të bursave u janë paguar mjetet për muajin shkurt dhe mars.

MASh me përgjigje: Kompensuam detyrimet financiare

Po ashtu për 29 mijë studentë që kanë fituar të drejtën për racion të subvencionuar muajt e kaluar, u është bërë pagesa e racionit. “Me iniciativë të Ministrisë, përfituesit e bursave për nxënës dhe student të cilët e kanë përfituar këtë të drejtë në një nga vitet e kaluara shkollore dhe kanë marrëveshje aktive për shfrytëzimin e bursës, nga ky vit do të përfitojnë shumë mujore më të lartë gjegjësisht identike me shumat që i marrin bursistët e rinj. Për të ushtruar të drejtën e rritjes së shumës mujore të bursës, duhet të dorëzohet Aneks i Marrëveshjes të plotësuar dhe të nënshkruar në tre ekzemplarë për bursën përkatëse.”, thonë nga MASh.