Pse takimi Kosovë- Serbi mbahet në Ohër?

Kryediplomati shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, dje në takim me qytetarët e Shkupit ka folur mes tjerash edhe për rëndësinë e faktorit shqiptar në vend dhe takimin e radhës mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, ku pritet të diskutohet për planin e zbatimit të propozimit të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve.

Marketing

“Për një javë në Ohër takohet KM i Kosovës dhe Presidenti i Serbisë. Shpresoj për të nënshkruar Marrëveshje për njohje. A e dini pse pikërisht në Ohër? Si mirënjohje për suksesin e Marrëveshjes së Ohrit. Por, edhe si mirënjohje për rolin tonë të ri si shtet në rajon”, deklaroi Osmani.

Ministri i Jashtëm Osmani ka numëruar sukseset e partisë së tij, BDI-së në ngritjen e pozitës së shqiptarëve, duke theksuar se Kryeparlamentari është shqiptar, Ministri i Financave shqiptar, Shefi i Diplomacisë dhe shumë kompetenca tjera shtetërore, që vite më parë as që është menduar se mund të udhëhiqen nga kuadro shqiptare.