Kryeministri shqiptar, Kovaçevski: Do t’i përmbahemi marrëveshjes

BDI ka nisur fushatë për kryeministrin shqiptarë me slloganin “Po, ai po vjen”. Kryeministri Kovaçevski thotë se çështja e kryeministrit shqiptar është rrjedhojë e marrëveshjes së vitit 2020 dhe do të respektohet, edhe pse personalisht Kovaçevski kundërshton konceptin e kryeministrit teknik.

Marketing

“Aspak nuk e kam problem që kryeministri teknik të jetë shqiptar ose pjesëtar i cilido komunitet, pasi që konsideroj se përkatësia etnike nuk është profesion, por profesionin e arrijmë me njohuri, aftësi dhe punë. Me konceptin e qeverisë teknike, un personalisht nuk pajtohem, pasi që ky koncept u arrit përderisa vendi ishte shtet i kapur, ndërkaq tani jemi anëtare i NATO-s, po bisedojmë me BE-në dhe kryesojmë me OSBE-në.”, – theksoi kryeministri, Dimitar Kovaçevski.

Çështja e kryeministrit shqiptar u aktualizua nga ministri i jashtëm, Bujar Osmani, dhe më pas u konfirmua edhe nga zëvendës kryeministri Artan Grubi