Kovaçevski krahason Mickoskin me nipin e tij: Çfarëdo që i thua, kërkon “PlayStation”

Kryeministri Dimitar Kovaçevski me një krahasim ka komentuar kërkesën e kreut të opozitës, Hristijan Mickoski për zgjedhje të parakohshme parlamentare, transmeton TV21.

Marketing

Kovaçevski thotë se Mickoski ia kujton nipin e tij, Nikollën, të cilit kur i kërkohet të mësojë dhe punojë, ai kërkon “PlayStation”.

“Kjo më kujton mua,… kam një nip që quhet Nikolla dhe tërë kohës i themi: Nikolla, mëso dhe puno që të përparosh… Ai thotë: Më blej “PlayStation”. Çfarëdo që i thua, ai tërë kohës “PlayStation, PlayStation”…

Sjellja e kryetarit të opozitës, me të vërtetë më kujton në nipin tim Nikolla, i cili në vend se të kapet për punë, vetëm kërkon “PlayStation”. Prandaj konsideroj se edhe ata duhet të përkushtohen më shumë në punën në komuna, se sa të përsërisin “zgjedhje të parakohshme”. Zgjedhje të parakohshme nuk do të ketë dhe do të ketë zgjedhje të rregullta”, tha Kovaçevski.