MPJ e Bullgarisë: Me shqetësime ndjekim zhvillimet në RMV

Diskutimet dhe ndalesa nga ana e Ministrisë së Drejtësisë për emrat e dy shoqatave bullgare, sipas Ministrisë së Jashtme të Bullgarisë, janë përpjekje për kufizimin e të drejtës për bashkimin e Bullgarëve në Maqedoninë e Veriut, njofton KlanM.

Marketing

Sofja me shqetësime ndjek zhvillimet, pasi të enjten, Komisioni për përdorimin e emrave personal dha mendim negativ për përdorimin e emrit “Ivan Mihajlov” nga ana e një shoqate bullgare në Manastir. Sipas tyre, sic percjell KlanM, qëllimi i ndryshimeve të Ligjit për shoqata dhe fondacione është fshirja nga Regjistri Qendror të dy organizatave Bullgare.

“Ngjarjet e djeshme edhe një herë dëshmojnë nevojën që të arrihet interpretimi objektiv i ngjarjeve dhe personaliteteve historike nga historia e përbashkët Bullgari – RMV. Jemi dëshmitarë se si interpretimet e njëanshme mund të shfrytëzohen si argument në bazë të të cilëve autoritetet miratojnë vendime për të kufizuar të drejtat dhe liritë themelore” – thonë nga MPJ e Bullgarisë.

Në Maqedoninë e Veriut janë dy klube Bullgare me emra kontestues; “Ivan Mihajlov” në Manastir dhe “Mbreti Borisi i Tretë” në Ohër, që mbajën emra të personaliteteve që kanë lidhje me fashizmin.

Konform Ligjit për Shoqata dhe Fondacione që ishte miratuar me procedurë të shkurtuar në Nëntor 2022, sic njofton KlanM, klubet bullgare obligohen që të riregjistrohen ose në të kundërtën rrezikohen të fshihen. Afati për dorëzimin e kërkesave skadoi më 16 Shkurt.