“Grupi i zjarrit” me peticion kërkon shkarkimin e ministrave të BDI-së

Me një peticion në internet, “Grupi i Zjarrit” i BDI-së thotë se do të fillojë tentativë për shkarkimin e Artan Grubit dhe ministrave të qeverisë. Këtë dje e paralajmëroi përfaqësuesi i grupit, Izet Mexhiti, pas takimit me qytetarët për të cilin tha se tregon një numër të madh të pakënaqurve në BDI. “Sot është një peticion. Nesër dhe pasnesër me siguri do të ketë mekanizma të tjerë, demokratikë. Ne jemi me përvojë në politikë, çdo ditë jemi me qytetarët dhe do të gjejmë mënyrë për të fituar edhe këtë herë. Fillimisht thanë se vetëm dy-tre janë të pakënaqur, pastaj doli vetëm në Çair dhe Saraj. Tani po shohim se edhe në Tetovë dhe kudo njerëzit, votuesit, struktura janë të pakënaqur me qeverisjen e Grubit dhe të tjerëve”, tha Izet Mexhiti.

Marketing

Sipas tij, anëtarët e BDI-së që nuk pajtohen me punën e ministrave në Qeveri kanë presione të ndryshme. Pohon se disa tashmë kanë marrë dorëheqje, e disa janë nën presion me kontrolle dhe inspektime të ndryshme.

“Është kontradiktore sepse në teatrin e Shkupit shtriu dorën për pajtim, ndërsa po atë mbrëmje shkarkoi 5-6 funksionarë që mendojnë ndryshe dhe na kthen në komunizëm në diferencim politik, që edhe brezat e vjetër e mbajnë mend atë, do të thotë se të gjithë të cilët nuk mendojnë si Grubi do të përballet me pasoja dhe do të shkarkohen”, tha Mexhiti. Sipas Grupit të Zjarrit takimet e tyre me qytetarët janë më të ndjekur dhe për këtë arsye konsiderojnë se, siç thonë, në panik kryesia doli me fushatën “Ai po vjen” që të defokusohet opinioni.
Linku për peticion