24 vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes në Paris

Sot, bëhen 24 vjet që nga dështimi i arritjes së ndonjë marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë në Paris. Delegacioni kosovar dhe ai serb kishin nënshkruar më 18 mars 1999, marrëveshje të ndryshme. Delegacioni i Kosovës kishte nënshkruar marrëveshjen e ofruar nga bashkëbiseduesit ndërkombëtarë, ndërkohë që delegacioni serb kishte nënshkruar projektmarrëveshjen politike- marrëveshjen për vetëqeverisjen në Kosovë.

Marketing

Konferenca e Rambujes kishte miratuar Marrëveshjen e sanksionimit rreth ndërprerjes së dhunës në Kosovës që ishte nën mbikëqyrjen e OSBE-së, misionit të posaçëm diplomatik në Kosovë, e cila kishte parashikuar zgjidhjen e problemeve përmes dialogut, ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit të Kosovës dhe vetëqeverisja substanciale e saj dhe mbrojtja e të drejtave të të gjitha bashkësive kombëtare në Kosovë, që ishte paraparë që në një periudhë kohore trivjeçare të zgjidhej çështja e statusit përfundimtar të Kosovës.

Pjesëmarrja ndërkombëtare e Kombeve të Bashkuara kishte parashikuar implementimin e kësaj Marrëveshje, mirëpo statusi politik i saj ishte zgjidhur pas 8 vjet e gjysmë më ndihmën e palës ndërkombëtare përsëri.

Pala serbe kishte përjashtuar kompromise të tilla që ishin parashikuar nga pala ndërkombëtare edhe pse ishte e paralajmëruar nga përfaqësuesi i palës ndërkombëtare, Richard Holbrook se çfarë do ta priste palën serbe me mos pranimin e nënshkrimit të palës serbe, ku me këmbëngulësinë e tyre politike i kishin refuzuar negociatat e raundit të dytë të bisedimeve dhe me çdo kusht e kishin refuzuar zgjidhjen politike të Kosovës.

Konferenca e Rambujesë i kishte filluar punimet më 6 shkurt të vitit 1999. Ky takim, i cili ishte mbajtur në afërsi të Parisit të Francës, kishte synuar zgjidhjen e krizës në Kosovë.

Iniciues të konferencës, që kishte zgjatur deri më 23 shkurt, kishte qenë Grupi i Kontaktit, ndërsa ndërmjetës: Christofer Hill nga SHBA-të, Boris Majosrsi, Rusi dhe Volfgang Petric nga BE.

Delegacioni i Kosovës kishte pranuar parimisht propozim-marrëveshjen për zgjidhjen e krizës në Kosovë, të cilën e kishte propozuar Grupi i Kontaktit. Delegacioni serb, sado që parimisht kishte pranuar atë propozim-marrëveshje, kishte mbrojtur qëndrimin që trupave të NATO-s të mos u lejohej kalimi nëpër Serbi dhe forcat ndërkombëtare në Kosovë të jenë në kuadër të Kombeve të Bashkuara.

Edhe rrethi i dytë i bisedime që kishte filluar më 15 mars në Paris kishte përfunduar pa sukses. Delegacioni kosovar dhe ai serb kishin nënshkruar më 18 mars marrëveshje të ndryshme. Delegacioni i Kosovës kishte nënshkruar marrëveshjen e ofruar nga bashkëbiseduesit ndërkombëtarë, ndërkohë që delegacioni serb kishte nënshkruar projektmarrëveshjen politike-marrëveshjen për vetëqeverisjen në Kosovë.

Ndryshe, delegacioni i Kosovës, në atë kohë ishte kryesuar nga Hashim Thaçi që kishte qenë përfaqësues i UÇK-së, Ibrahim Rugova i LDK-së e Rexhep Qosja i LBD-së. Delegacioni ishte i përbërë prej katërmbëdhjetë personash, duke qenë të përfaqësuar nga tri grupime: Lidhja Demokratike e Kosovës me në krye Ibrahim Rugovën, ndjekur nga kryeministri Bujar Bukoshi që kishte jetuar në mërgim dhe tre funksionarë të tjerë të LDK-së. Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) kishte dërguar pesë përfaqësues me në krye tridhjetëvjeçarin Hashim Thaçi dhe katër pjesëtarë të Lëvizjes së Bashkuar Demokratike.

Përfaqësuesi kryesor politik i UÇK-së, Adem Demaçi, i njohur si Nelson Mandela shqiptar, për shkak se plot 28 vjet burg i kishte kaluar në burgjet jugosllave, kishte bojkotuar Konferencën. Delegacionin e kishin përbërë edhe publicistët Veton Surroi dhe Blerim Shala.

As tentimi i fundit, më 22 mars 1999 i të dërguarit special të SHBA-ve, Richard Holbrook nuk kishte qenë i suksesshëm. Ai nuk ia kishte dalë që ta bindë presidentin e atëhershëm të RSFJ, Sllobodan Millosheviqin që të pranonte marrëveshjen për Kosovën dhe vendosjen e trupave ndërkombëtare.

Më 24 mars 1999, NATO kishte filluar bombardimin e trupave ushtarake dhe paramilitare të Serbisë. Bombardimet kishin përfunduar më 6 qershor 1999 me nënshkrimin e Marrëveshjes së Kumanovës, që kishte paraparë tërheqjen e trupave jugosllave nga Kosova dhe vendosjen e trupave paqësore ndërkombëtare.

Më pas, Këshilli i Sigurimit i OKB-së kishte miratuar rezolutën 1244, me të cilën ishte vendosur protektorati, prania ndërkombëtare në Kosovës, UNMIK-ut si mision civil dhe KFOR-it, mision ushtarak. Më 17 shkurt 2008, Kosova ka shpallur pavarësinë./KosovaPress/