Rushiti: Kurti zhvleftësoi ‘Zajednicën’ dhe merr njohje defakto nga Serbia

Shkruan: Fatos Rushiti

Marketing

Marrëveshja e sotme është padyshim një fitore e madhe politike e Kryeministrit Kurti. Kështu kur je i përgatitur në detaje dhe me argumente e fakte qëndron i palëkundur ndaj trysnisë së SHBA-së dhe BE-së.

Ai e zhvleftësoi “Zajednicën” politikisht duke i dhënë të drejtë vetë të drejtës së minoritetit serb të menaxhojë vetë me pushtetin lokal qoftë edhe me kompetenca të posaçme që dalin nga Pakoja e Ahtisarit dhe Kushtetuta e Kosovës e të cilëve Kurti jo pa qëllim i’u referuar kur foli për mediat. Kompromisin që dikur u bë me shpalljen e pavarësisë duke i dhënë të drejta të posaçme serbëve Kurti arriti t’i glorfikojë dhe racionalizojë në një marrëveshje politike ku Serbia pranon realitetin e krijuar në Kosovë dhe de facto pranon Pavarësinë e Kosovës gjë që nuk e kanë bërë Thaçi e Mustafa.

Prandaj Kurti dhe ngulmoi të nënshkruaj sepse ai nxori maksimumin nga bisedimet me ndërkombëtarët dhe Serbinë. Natyrisht kjo erdhi, pra u përshpejtua veç tjerash edhe si rezultat i luftës në Ukrainë ku me dobësimin e pozicionit të Rusisë u dobësuar dhe pozicioni i Serbisë si aleate tradicionale e saj. Më qasjen e Kurtit dëshmohet se të qenurit Kryeministër do të thotë të veprosh komfor pritshmërive të popullit shumicë e jo të bësh çfarë të thonë ndërkombëtarët si paraardhësit e tij dhe si disa politikanë shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Nga ana tjetër opozita në Kosovë me analistët “konstatues” janë për t’i vajtuar. Mjerë PDK se ku ka rënë.