Vuçiq: Nuk u pajtuam rreth personave të pagjetur, pasi Kurti më kërkoi reparacione të luftës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot iu adresua mediave në lidhje me takimin e djeshëm që pati me kryeministrin Albin Kurti dhe përfaqësuesit e BE-së në Ohër, për Aneksin e Zbatimit të Marrëveshjes Bazë për normalizimin e marrëdhënies ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Marketing

Vuçiqi, ndër të tjera, tha se nuk kanë rënë dakord për çështjen e personave të pagjetur, pasi Kurti i ka kërkuar reparacione të luftës.

“Tani vijmë te pjesa e rëndësishme, që janë personat e zhdukur… Fatkeqësisht, Prishtina e përdori atë si një formë presioni ndaj Serbisë për shkak të reparacioneve të luftës”, tha Vuçiqi