Bexheti në inaugurimin e xhamisë së re në Bojanë të Shkupit 

Kryetari i komunës së Sarajit Blerim Bexheti dhe myftinitë e trojeve shqiptare sot morën pjesë në inaugurimin e xhamisë së re në Bojanë të Shkupit. Bexheti me këtë rast theksoi se komuna e Sarajit çdoherë është e gatshme të nduhmojë në drejtim të realizimit të procedurave administrative për objektet fetare.

Marketing

Postimi i plotë:

Sot në Bojanë, në prezencë të Reisul-Ulema Hfz. Shaqir ef. Fetai, Muftiun e Shkupit Qenan Ismaili, Myftiun nga Kosova Naim Tërnava dhe Muftiun e Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, kisha nderin që të mar pjesë në inaugurimin e objektit të Xhamisë së re.

Para të pranishmëve shpreha gatishmërinë që kemi bashkë me administratën dhe këshillin komunal për të kaluar të gjitha procedurat administrative komunale në suaza të ligjit për ndërtimin apo renovimin e objekteve fetare në komunën tonë.

Xhamia e re është një dëshmi e përkushtimit dhe bujarisë së banorëve, të cilët kanë dhënë mundin dhe resurset për ta bërë këtë projekt realitet.
Përgëzojmë të gjithë ata që kontribuan për ndërtimin e mahnitshëm të kësaj xhamie dhe lusim Allahun që të shpërblej të gjithë donatorët me të mirat e tij.