Probleme për Shaqirin, nuk udhëton drejt Serbisë

Futbollisti kosovar, Xherdan Shaqiri, nuk do të mund të luaj për Zvicrrën në ndeshjen kundër Bjellorusisë.

Marketing

Shaqiri ishte në dyshim për këtë ndeshje pasi ka pësuar një lëndim muskular dhe nuk do të udhëtoj fare drejt Serbisë.

Mungesa e tij ishte e pritur pasi trajneri Murat Yakin, ditën kur bëri publike listën me futbollistët e ftuar e kishte paralajmëruar një gjë të tillë.

Federata e Zvicrës ka bërë të ditur se asnjë futbollistë tjetër nuk do ta zëvëdësoj yllin kosovar.

Po ashtu në këtë ndeshje do të mungojë edhe portieri i Dortmundit, Gregor Kobel.

Zvicra do të takohet me Bjellorusinë në startin e kualifikimeve të Kampionatit Evropian më 25 mars në Novi Sad të Serbisë dhe Izraeli më 28 mars në Gjenevë.