Futbollisti shqiptar pëson lëndim të rëndë, humbet ndeshjen në Serbi?

Edhe futbollisti tjetër shqiptar, Andi Zeqiri ka pësuar një lëndim të rëndë dhe është në dyshim për ndeshjen e Zvicrës në Novi Sad të Serbisë kundër Bjellorusisë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.

Marketing

Zeqiri u lëndua rëndë në ndeshjen e sotme të Baselit në minutën e 11-të, shkruan lajmi.net.

Futbollisti me prejardhje shqiptare u largua nga fusha me barelë dhe shkalla e lëndimit duket të jetë e rëndë.

Lajmin për lëndimin e Zeqirit e bëri të ditur edhe faqja zyrtare e klubit të Baselit në rrjetet sociale, e cila ndau edhe një fotografi.

Zeqiri ishte në formë të mirë te Baseli dhe për këtë arsye u ftua te Zvicra pas një kohe të gjatë.

Zvicrës do t’i mungojë edhe Xherdan Shaqiri për ndeshjet e muajit mars.