Selena Gomez bën histori, femra e parë me më shumë ndjekës në Instagram

Selena Gomez la pas Kylie Jenner dhe u bë gruaja me më shumë ndjekës në Instagram.

Marketing

Ylli i familjes Kardashian numëron 382 milionë ndjekës në aplikacion, me të cilët ndan momente nga përditshmëria, njerëzit e saj të dashur, ndërsa promovon edhe markën e saj, “Kylie Cosmetics”.

Megjithatë, 30-vjeçarja Gomez arriti ta kalonte atë dhe tani është personi i tretë më i ndjekur në Instagram.

I pari vjen Cristiano Ronaldo, i cili ka 562 milionë ndjekës dhe në vend të dytë është Lionel Messi, i cili ndiqet nga 442 milionë llogari.

Selena Gomez kryesoi njëher Instagramin në vitin 2019, por Ariana Grande e kaloi atë. Megjithatë, këngëtarja e re nuk ishte e para për shumë kohë në ndjekës, pasi shumë shpejt Kylie Jenner “pushtoi” Instagramin.