Dorëzohet dokumentacioni, në prill rikthehen linjat e autobusave privat në Shkup

Mëngjesin e sotëm është dorëzuar i gjithë dokumentacioni për tenderin e shpallur nga qyteti i Shkupit, ku transportuesit privat kanë aplikuar për të filluar qarkullimin, informon Klan M.

Marketing

Janë krijuar tri kompani të reja të Transportuesve privat të cilët do të qarkullojnë në qytetin e Shkupit. Të tre udhëheqësit e kompanive që jan% zgjedhur nga vetë Transportuesit privat kanë autobusat e tyre. Kompania JOFFI BUS me të cilën udhëheq Jovica Zafirovski, do të ketë linjat me numrat 23, 45, 61, 63. 73.

Kompania Vestor Trans përfaqëson linjën 9, 11A, 11, 12, 47A, 55, ku drejtor është zgjedhur Memet Asani.

Kompania e tretë ”Radost Trans” do të përfaqëson linjat 19, 20, 22, 52, 54 ku drejtor është zgjedhur Vllatko Todorovski.

Pritet që në fillim të prillit këto linja të fillojnë të qarkullojnë. /